Botërori 2030 dhe Botërori 2034, FIFA vendos për vendet organizatore
Tani nuk ka dyshime. FIFA ka vendosur se ku do të mbahen Botërorët 2030 dhe 2034.
Botërori i vitit 2030 do të zhvillohet zyrtarisht në Spanjë, Portugali dhe Marok, por do të fillojë me nga një ndeshje në Argjentinë, Uruguai dhe Paraguai, për të nderuar Botërorin e parë në 100 vjetorin e tij. Mbetet ende të mësohet se ku do të luhet finalja, por ky do të jetë Botërori i parë që luhet në një numër kaq të madh shtetesh dhe në tre kontinente të ndryshme.
Ndërkaq, Botërori i viti 2034 do të zhvillohet ne Arabinë Saudite, një shtet i cili ka bërë investime të mëdha në futbollin e këtij vendi duke shpenzuar miliarda euro për të afruar yje. Një Botëror që padyshim do të rikthejë polemikat e atij të Katarit, rreth të drejtave të njeriut apo kushteve të punës për punëtorët emigrantë që do të ndërtojnë stadiumet dhe infrastrukturën në vitet e ardhshme, meqë një pjesë e madhe e stadiumeve ku do të luhen ndeshjet ekzistojnë vetëm në letër.