Gara për shefat e Komisariateve/ Zbardhet lista me pikët për secilin kandidat! Ja renditja e tyre
Policia e Shtetit ka publikuar listën me 102 kandidatët që aplikuan për 48 shefa komisariatesh.
Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve për përzgjedhjen e kandidatëve për pozicionin “Shef Komisariati”, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe intervistës së kandidatëve, të cilët kanë aplikuar për këtë pozicion, shpalli listën e pikëve të fituara gjatë procesit të konkurrimit.
Gjatë fazës së aplikimit, shprehën interes 290 kandidatë, ndërkohë që gjatë fazës së verifikimit të dokumentacionit 16 prej tyre u skualifikuan pasi nuk plotësonin kriteret për të vijuar konkurrimin.
Gjatë fazës së intervistimit, janë tërhequr nga konkurrimi 23 aplikantë.
Nga 251 konkurrentë, 102 prej tyre kanë fituar më shumë se 70 pikë (dhe ne zbatim të rregullores u lind e drejta për tu emëruar).
“Të gjithë konkurrentet kanë të drejtën e ankimimit pranë Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave brenda 2 ditësh nga momenti i publikimit në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit të vendimit, me vlerësimin përfundimtar të secilit”, thuhet ne njoftimin e policise.