Wed, Dec 11, 2024

Mc Kresha flet për konfliktin me Babastars: Si nuk nxorëm ndonjë lekë

  • PublishedDecember 11, 2024

I ftuar në episodin e pestë në “Flet” me Ilnisa Agollin, ishte artisti i njohur Mc Kresha. Në këtë intervistë ai ka folur lidhur me karrierën, por dhe jetën personale.

Bashkëpunëtori i tij prej shumë vitesh është dhe Lyrical Son, ku janë bërë një dyshe e pandarë. Mc Kresha ka dhënë vlerësimin e tij për artistin e njohur…

Lyrical Son është rap artisti, artisti më i nënvlerësuar shqiptar. Ndoshta njerëzit nuk e dinë, se unë e di për vete, se sa të bekuar jemi që e kemi një njeri të atij kualiteti. Lyrical Son e nxjerr këngën vetë, me kitare e nxjerr melodinë, e thërret kitaristin e i thotë: “Hey, bëje, nxirre”. Gjithmonë është i veçantë, tipik është bohem. Se ne kemi shumë probleme mos harro, duhemi shumë por kemi shumë probleme”

Mc Kresha u ndal pak dhe tek konflikti prej shumë vitesh me Babastars:

E kemi pasur një konflikt me Babastars, me Getin dhe me djemtë. Me Getin nuk kam folur, nëse nuk gaboj, për më shumë se 11 vjet. Edhe kur u takuam kohët e fundit, po qeshnim, thashë: “Aq shumë e kemi marrë seriozisht këtë ‘Beef’, nuk kemi nërë asnjë pare prej këtij ‘Beef’ more vëlla. Jemi hidhëruar, nuk kemi folur, e asnjë lek nuk e kemi shfrytëzuar”. Ndoshta ekonomikisht për të na sjellë të ardhura, por e kemi marrë aq shumë kulturalisht sa që nuk jemi marrë me të në në formë biznesore, siç ndodhi kjo me Kendrick dhe me Drake. Edhe ne si rap artis nuk mundemi t’u pëlqejmë të gjithëve”