Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Rama mbledh në seli drejtuesit politikë të PS
Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste ka mbledhur në selinë rozë drejtuesit politikë të PS në qarqe.
Gazetari Ergys Gjencaj raporton se në mbledhje kanë marrë pjesë në lidhje online edhe kryetarët socialistë të Bashkive.
Mbledhja e socialistëve është fokusuar tek përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, ku përqendrimi ka qenë diaspora.
Po ashtu PS kërkon të krijojë një regjistër me të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë shtetit.
Mësohet se drejtuesit politik, por edhe kryetarët e bashkive kanë raportuar për punët dhe detyrat e lëna nga mbledhje e fundit e mbledhjes së kryesisë.