Përfundojnë hetimet për “Toyota Yaris”, ja akuza e ngritur nga SPAK për ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për dosjen “Toyota Yaris”, në të cilën është përfshirë dhe ish-kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka.
Zarka akuzohet nga SPAK-u për korrupsion dhe ushtrim ndikimi.
Sakaq, Radovan Çela akuzohet gjithashtu për korrupsion aktiv dhe ushtrim ndikimi.
Ndaj Astrit Vlasi, SPAK-u ka ngritur akuza për korrupsion.
Magjistratja Eriona Dautaj akuzohet gjithashtu për korrupsion.