E rëndë në Gjermani! Makina përplas një grup qytetarësh në tregun e Krishtlindjeve, 11 të vrarë dhe mbi 60 të plagosur
Një makinë ka përplasur një grup njerëzish në një treg Krishtlindjesh në qytetin lindor të Gjermanisë Magdeburg, njofton agjencia gjermane e lajmeve dpa.
Mësohet se bilanci i viktimave nga kjo tragjedi është rritur. Mediat gjermane raportojnë për 11 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, deri në 80.
Ndërkohë që policia deri më tani ka konfirmuar vetëm një të vdekur.
Autoritetet lokale e përshkruajnë sulmin si terrorist. Dëshmitarët kanë thënë se makina është nisur qëllimisht drejt turmës së njerëzve.
Agjencia e lajmeve dpa raporton se shoferi i makinës është arrestuar.