Luizi e mban unazën, ndërsa ajo jo! Kiara Tito e ka një përgjigje
Kiara Tito ka vendosur të sqarojë ndjekësit për pyetjen e shpeshtë që merr mbi unazat e saj. Në një postim të fundit në Instagram, ajo u përgjigj një pyetjeje: “Unazat pse nuk i vendos më? Luizi nuk i ka hequr kurrë.”
Moderatorja sqaroi se arsyeja nuk lidhet me mungesën e dëshirës, por thjesht me faktin se ato nuk i përshtaten më.
“Nuk është se nuk dua, por realisht nuk më futen më. Kemi bërë porosi për unaza të reja,” shkroi Kiara.
Mesa duket, çifti po përgatitet për unaza të reja, duke treguar edhe një herë përkushtimin dhe dashurinë e tyre për njëri-tjetrin. Sikurse shihet, fansat janë kuriozë mbi çdo detaj në jetën e çiftit.