Droni për Sarën dhe Drilonin shkakton reagime – Mevlani ‘thumbon’ produksionin
Një dron i dërguar për Sarën dhe Drilonin në shtëpinë e BBVK ka tërhequr vëmendjen e shikuesve, duke ngjallur diskutime të shumta në rrjetet sociale. Por ajo që ka tërhequr më shumë interesin është reagimi i ish-banorëve.
Ndër ta, Mevlan Shaba ka komentuar në mënyrë ironike situatën, duke lënë të kuptohet se produksioni mund të jetë duke ndjekur një skenar të parapërgatitur për çiftin e mundshëm.
“Sara, Drilon – ju lutem respektoni skenarin. Se jeni shpresa jonë e fundit për mundësinë e një çifti aty brenda,” ka shkruar Mevlani, duke ndezur edhe më shumë debatin mes fansave të spektaklit.