“E pakultivuar”/Robert Aliaj: Parashqevi Simaku, një qenie me një mentalitet fshatar
Artisti Robert Aliaj ka bërë një deklaratë shokuese për këngëtaren Parashqevi Simaku.
Teksa të gjithë po ngrejnë lart figurën e saj, e po e ndihmojnë financiarisht, Aliaj u shpreh se çështja po ekzagjerohet. Në emisionin ‘Zonë e Lirë’, ai tha se e njeh nga afër Simakun dhe nuk ka qenë asnjëherë interesante për të. Sipas tij, ajo ishte me një mentalitet shumë fshatar dhe e pakultivuar.
“Ishte një qenie me një mentalitet shumë fshatar, e zgjuar por e pakultivuar, sigurisht këndonte lezetshëm. Është një artiste që ka manipuluar masën, ishte nga këto që shpëlante trutë e masës. E bënte ndaç me dashje, ndaç me dashje. Kështu e njoh unë Parashqevinë. Unë këndoja në estradën e shtetit, por unë personalisht nuk kam pasur asnjë lloj tërheqje se nuk përmbushte asnjë kriter estetik femëror për mua. Ishte simpatike, por për mua nuk ngjallte aspak interes. Kemi kënduar bashkë në skenë, por ishte një fshatare dhe kaq. Ka në Tiranë më fshatarë se ata që jetojnë në shpellë. Në aq vite, kishte rast dhe flisnim. Me atë kemi pasur përshëndetje, por nuk i mbaj mend asgjë. Ishte komplet jashtë çdo interesi që kam pasur unë si femër dhe si artiste. Ishte e zgjuar, e kapte situatën. Ishte më e zgjuar se shumë këngëtare më të talentuara se ajo që ishte ajo, e kapte situatën. Bëri diferencën se nuk ishte rebele fare, nuk ishte e lirë. Ne ishim të gjithë të shtypur në atë kohë, por ajo vetë si natyrë femërore dhe si formim, ishte më e shtypur. Nuk ishte vetëm faji i Parashqevisë”, tha Aliaj.