Heidi Baçi “i vjedh” emisionin Roza Latit? Zbulohen prapaskenat! Nga zëvendësimi i moderatores te përplasja me stafin, ja çfarë ndodhi mes dy ish-banoreve të BBV
Vetëm pak kohë pasi tha se do të largohej përfundimisht nga Shqipëria, Heidi u rikthye. Ish-finalistja e “Big Brother” u shpreh se nuk jetonte për të punuar, ndaj edhe do t’i rikthehej jetës së saj në Itali. Por vetëm pak javë, pas këtij vendimi ajo është rikthyer, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në ekran.
Asaj i është besuar moderimi i “Big Brother Fan Club”, duke e rikthyer sërish në postin e moderatores. Ndërkohë një reagim, i cili ka ndezur rrjetin ka qenë ai i ish-banores së “BBVA-3”, Roza Lati.
Ajo ka postuar në Insta Story një foto të një ekrani të thyer dhe ka shkruar: “S’di ç’të them… Di veç të them që më është shpif televizioni”. Dhe ky thumb ishte pikërisht i dedikuar për Heidin.
Burime për “Panorama”, bëjnë me dije se Roza ishte programuar për të moderuar këtë format. Madje disa javë më parë, moderatorja kishte bërë edhe një audicion, në këtë format, duke u përgatitur kështu që të merrte përsipër spektaklin. Por teksa Roza ka qenë duke u përgatitur për të nisur, emri i Heidit ka dalë nga hiçi. Ndonëse në Itali, Heidit i ka shkuar ftesa për të moderuar formatin, duke larguar kështu Rozën nga “Fan Club”, lëvizje kjo që ka sjellë pakënaqësi tek kjo e fundit.
Nga ato që kemi mundur të mësojmë, Roza ka pasur përplasje me një pjesë të stafit, duke iu kërkuar llogari për këtë vendim. Megjithatë, emri i Heidit u formalizua shumë shpejt, duke mos lënë vend për të tjera debate. Nga ana tjetër, Heidi ka preferuar që mos të ketë asnjë reagim për Rozën, as të drejtpërdrejtë dhe as në rrjet, duke u fokusuar vetëm tek rikthimi i saj në ekran. Nuk dihet ende se përse ajo ka vendosur të rikthehet, kur sapo kishte rinisur me jetën e saj, aty ku e la përpara se të vinte në Tiranë, rreth 1 vit më parë.
Dy vajzat, të cilat kanë ndarë shtëpinë e “Big Brother” për disa muaj, tashmë nuk kanë asnjë raport me njëra-tjetrën. Kjo për faktin se Roza është e bindur se ishte pikërisht kërkesa e Heidit, ajo që i rrëmbeu mundësinë për ta rikthyer në ekran. Kujtojmë që Heidi dhe Roza nuk kanë pasur një marrëdhënie të mirë gjatë pjesëmarrjes së tyre në “Big Brother”. Përplasje të shumta kanë qenë dhe mes Rozës dhe Romeos kur ky i fundit ishte në një lidhje dashurie me Heidi Baçin.
Pas përfundimit të “Big Brother”, Heidi u përzgjodh të ishte pjesë e stafit të “Goca dhe Gra”, emision të cilën ajo e ndërpreu në mes pas ndarjes nga Romeo duke u shprehur se kishte nevojë të përkujdesej për veten dhe të qëndronte larg ekranit.