Heidi në drejtimin e “BBV Fun Club”, Mikela Pupa sugjeron një emër tjetër
Mikela Pupa ka ndarë mendimin e saj për Fun Club-in e Big Brother VIP këtë vit, duke theksuar se nuk ka njohje personale me moderatoren aktuale, Heidin, dhe se nuk e di sesi do të shfaqet si moderatore.
Megjithatë, ajo nuk ka ngurruar të sugjerojë një tjetër emër për drejtimin e programit. Sipas Mikelës, Roza Lati do të ishte zgjedhja ideale për Fun Club-in. Ajo e përshkroi Rozën si një figurë që di të krijojë energji të jashtëzakonshme dhe të mbajë një program të fuqishëm live, duke ofruar debate dhe duke ftuar personazhe interesante.
“Di të them se e di kush do e bënte atë program një bombë. Kush do i jepte super energji dhe kush do mbante një super program LIVE,” shkruan Mikela, duke përmendur Rozën si një shembull të përsosur.
Ky reagim i Mikelës ka ngjallur interes mes ndjekësve të saj, të cilët kanë komentuar mbi zgjedhjen dhe mendimin e saj për moderatoren aktuale.