Sat, Dec 21, 2024

“Ju duam”/ Sara dhe Driloni marrin surprizën nga jashtë, banorët xhelozojnë

  • PublishedDecember 21, 2024

Mbrëmjen e kaluar, shtëpia e ‘Big Brother VIP Kosova’ u bë dëshmitare e një momenti të veçantë, kur një dron zbarkoi në ambientet e saj. Ky dron kishte një mesazh për dy banorët e shtëpisë, Sara dhe Drilonin, të cilët e pritën këtë surprizë me shumë gëzim. Pas shfaqjes së dronit, ata ndanë një përqafim të ngrohtë, duke treguar emocionet e forta që ky moment kishte sjellë për ta.

Droni shkruante:

“Sara dhe Drilon, ju duam!”

Mirëpo, disa nga banorët nuk e pritën mirë. Vullneti, Drenusha, Leo dhe Lela nisën të diskutonin me ironi dhe të qeshura për dronin. Leo thoshte se Driloni dhe Sara tani do të përqafohen, ndërsa Lela iu referua Sarës me ironi duke i thënë se si është që përmes Drilonit t’i vijë droni.

As Xheneta nuk e priti aspak mirë dronin, duke i përsëritur Drilonit vazhdimisht fjalët:

“O princeshë, gëzohesh për një dron!”