Sun, Dec 22, 2024

Kosova/ Ferizaji rikthehet te fitorja, barazon Prishtina

  • PublishedDecember 21, 2024

Skuadra e Ferizajt e ka rikthyer entuziazmin pas shtatë ndeshjeve pa fitore, duke shkuar në pushimin dimëror me arkëtimin e tri pikëve të rëndësishme. Në ndeshjen e javës së 18-të, ekipi nga Ferizaji kanë shënuar fitore në shtëpi në përballje me Gjilanin, me rezultat 3:1. Marko Musulin kaloi vendasit në epërsi në minutën e 5-të. Gjilanasit barazuan shifrat në minutën e 37-të, kur Edi Basha realizoi nga penalltia. Megjithatë, vetëm dy minuta më pas Enhar Cakolli riktheu epërsinë e ferizajasve, teksa rezultat përfundimtar 3:1 e vendosi Erion Sadriu, në minutën e 77-të.

Pas kësaj fitoreje, Ferizaj zë pozitën e tetë me 20 pikë, derisa Gjilani zë pozitën e gjashtë me 21 pikë. Ndeshja tjetër e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet ndërmjet Prishtinës dhe Malishevës përfundoi pa gola (0:0). Më afër golit ishin mysafirët, kur Altin Aliu, në minutën e 86-të goditi shtyllën. Prishtina renditet e katërta me 27 pikë, kurse Malisheva zë vendin e tretë me 30 pikë.


AlbaniaWeb.net