Sun, Dec 22, 2024

Një nga banorët e BBVK shpreh pëlqimin për Sarën, ja si reagoi Driloni

  • PublishedDecember 21, 2024

Marrëdhënia mes Sara Kolamit dhe Drilon Ramës është paksa e komplikuar, pasi edhe pse fansat janë të bindur për pëlqimin mes tyre, ata thonë se thjesht ndihen mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit, por asgjë më shumë.

E ndërsa Driloni nuk e pranon hapur pëlqimin për Sarën, një tjetër banor e ka bërë. Fitimi ka shprehur pëlqimin e tij për Sarën, pas një pyetjeje që i bëri Driloni.

A ke pëlqim për të?”, e pyeti Driloni, Fitimin.

Ndërsa Fitimi u përgjigj prerë dhe qartë se po. Ai tha se nga jashtë i janë dukur si çift, por duke parë që ata s’kanë asgjë vendosi ta pranojë pëlqimin.

Kjo përgjigje nuk i pëlqeu aspak Drilonit, i cili iu kthye ashpër.