Sat, Dec 21, 2024

“Nuk pushon”/ Tashmë baba, Young Zerka flet për djalin e tij

  • PublishedDecember 21, 2024

Young Zerka është bërë baba prej vetëm pak kohësh. Edhe pse ka preferuar gjithnjë ta mbajë jetën private larg vëmendjes publike, anëtari i jurisë së “X Factor Albania” nuk mund të mos fliste për ardhjen në jetë të Zigi Zaian në natën e parë të spektaklit.

Zerka zbuloi se si po kalon kjo periudhë dhe mbi të gjitha, nëse e ka trashëguar talentin e tij.

Biseda:

Alketa Vejsiu: Zerka! Ike beqar, u riktheve i martuar dhe baba përveç të tjerash? Si e ke djalin?

Young Zerka: Djali shumë mirë.

Alketa Vejsiu: Me jetë të gjatë djali! Do Zoti ta ketë marrë X-in e babait.

Young Zerka: Besoj se po, ka këngëtarë pafund në familje.

Alketa Vejsiu: Besoj këndon ai, ditë e natë nuk pushon, ë?

Young Zerka: Nuk pushon, është në atë fazën që bla, bla, bla.

Alketa Vejsiu: Turni i tretë juve.