Parashqevi Simaku rikthehet në Festivalin e Këngës
Parashqevi Simaku, ikona e muzikës shqiptare, rikthehet sonte në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH, pas një periudhe larg publikut dhe muzikës. Nata e tretë e këtij festivali është e dedikuar këngëve dhe autorëve që kanë lënë gjurmë në historinë e festivaleve, duke sjellë një atmosferë nostalgjie për publikun.
Këngët e shquara do të interpretohen në duet nga artistët pjesëmarrës të Fest 63, dhe rikthimi i Simakut në këtë skenë ka ngjallur emocion dhe interes të madh, veçanërisht pas disa ditëve të vështira në jetën personale të artistes. Ky moment është një rikthim “në shtëpi” për të, duke shënuar një kapitull të ri në karrierën e saj muzikore.
Lajmi u bë me dije nga Elton Ilirjani nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij personale të Instagram-it.