Sat, Dec 21, 2024

Portokalle me Kivi – Kombinimi i Fuqishëm për Imunitetin

  • PublishedDecember 21, 2024

Për të rritur imunitetin tuaj të brendshëm, kombinimi i dy prej frutave kampione të pasura me Vitaminë C ofron një sasi unike të përfitimeve për shëndetin.

Kombinimi i portokallit dhe kivit mund të merret në formën e një sallatë frutash ose ju mund t’i shtrydhni ato në pjesë të barabarta.

Si portokalli, ashtu edhe dhe kivi bëjnë pjesë në kategorinë e frutave acide, ndaj kjo është arsyeja pse ata kanë një ndërveprim të veçantë mes tyre.

Frutat acide nuk duhet të konsumohen të shoqëruar me fruta të ëmbël, shalqi, bishtajore, ose niseshte.

Kujdes duhet bërë edhe kur frutat acide kombinohen me perime, yndyrna dhe fruta të pasur me yndyrna.

Frutat acide kombinohen mirë edhe me zarzavatet me gjethe, proteina, dhe me frutat gjysëm acide.

Për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë të ujit, fruta acide tentojnë të treten shumë shpejt dhe kjo përbën një vlerë të shtuar për sistemin tretës.

Kivit dhe portokallet kanë përmbajtje të ulët natyrale të kalorive dhe janë të pasur me sunstanca ushqyese shumë të dobishme.

Të dy frutat kultivohen me sukses në Shqipëri, por nëse agrumet janë një nga frutat historike të rajonit tonë, kivit janë nga kulturat e reja që kanë gjetur hapësirë të përshtatshme në vend.

Sezonin i pikut për portokallet është stina e dimrit, ndërsa kulmin kivit e kanë në fund të vjeshtës, por nuk mungojnë asnjëherë në treg.

Kaloritë

Portokallet sigurojnë më shumë kalori si fruta, por kjo është kryesisht në varësi të faktit që janë fruta me përmasa më të mëdha.

Një portokall me dimension pak a shumë 8 centimetra në diametër, peshon rreth 140 gram dhe ofron 70 kalori.

Një kivi rreth 6 centimetra në diametër, peshon 70 gram dhe ofron vetëm 45 kalori.

Karbohidratet

Kaloritë tek kivit dhe portokallet vijnë kryesisht nga karbohidratet, ndërsa të dy frutat në fjalë nuk përmbajnë yndyrë dhe proteina.

Një portokall përmban pak më shumë se 17 gram karbohidrate, ndërsa një kivi ka 10 gram.

Vitamina C

Kivit dhe portokallet janë të dy super të pasura me vitaminë C.

Kjo vitaminë e rëndësishme e mban sistemin tuaj imunitar të fortë, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në shërimin e infeksioneve.

Të dy frutat ju sigurojnë rreth 70 miligram vitaminë C, pothuajse të gjithë dozën e vitaminës C që ju nevojitet për të gjithë ditën.

Femrat kanë nevojë për 75 miligram, ndërsa meshkujve i duhet deri në 90 miligram.

Fibrat

Organizmi i përdor fibrat për të ndihmuar shpërbërjen e lehtë të ushqimit, duke e mirëmbajtur sistemin e tretjes.

Pjesët e buta të kivit dhe portokallit përmbajnë fibra të tretshme.

Ndërsa të dy frutat janë njësoj të rëndësishme, secila prej tyre luan një rol të ndryshëm.

Një kivi ofron 2 gram fibra në fruta, ndërsa një portokalli ka 3 gram.

Mbi të gjitha, të dyja frutat e mësipërme janë produkte cilësore të tokave shqiptare, me vlera dhe freski të garantuar./AgroWeb.org