Sat, Dec 21, 2024

Pse vendosët të përfaqësonit Shqipërinë? Skiatorja Colturi në podcastin e Ramës: Vendimin e mora me familjen, krenar që përfaqësoj ngjyrat kuq e zi

  • PublishedDecember 21, 2024

Lara Colturi, 18-vjeçarja me origjinë italiane përfaqëson Shqipërinë në sportin e skive duke mbajtur me krenari flamurin shqiptar në garat ndërkombëtare.

Në një bisedë të saj me kreun e qeverisë Edi Rama, Colturi dha arsyet se përse zgjodhi ta përfaqësojë Shqipërinë. Ajo deklaroi se vendimin e ka marrë me prindërit e saj, duke shtuar se ndihet krenare që përfaqëson ngjyrat kuq e zi.

Lara Colturi: Vendimin për ta përfaqësuar Shqipërinë e mora së bashku me prindërit e mi, me familjen time, për të qenë së bashku me prindërit e mi në pistë e kudo.

Edi Rama: Ky vendim është i mirëpritur nga ana jonë, vendosët të kalonit nga njëra anë e bregut  të detit në tjetrin e të merrnit shtetësinë shqiptare.

Lara Colturi: Mamaja ime foli me Elvisin dhe pa mundësinë për të ardhur në Shqipëri. Isha në kategorinë C dhe isha 12-13-14 vjeçe, kisha fituar gjitha garat. Menduam se ndërmarrja e një hapi të tillë do mundësonte hapjen e të gjitha rrugëve drejt renditjes në vendet e para në Kupën e Botës dhe për të arritur ëndrrën time, duke punuar bashkë me prindërit.

Edi Rama: Duhet shpjeguar që nëna jote është trajnerja e ekipit kombëtar të skive.

Lara Colturi: Babai dhe nëna ime janë trajnerët e mi. Është kënaqësi që përfaqësoj Shqipërinë.

(AlbaniaWeb.net)


AlbaniaWeb.net