I vodhi klientit një shumë parash e dy celularë dhe më pas e zbriti nga taksia, arrestohet shoferi 26 vjeçar
Një shofer taksie është arrestuar në Tiranë, pasi një ditë më parë grabiti klientin e tij duke i marrë një shumë parash dhe 2 celularë, e më pas e zbriti atë nga automjeti.
Në pranga ka rënë shoferi me iniciale A.P., 26 vjeç, i cili u kallëzua nga klienti, Xh.H., 20 vjeç.
Përgjatë udhëtimit, shoferi ka ndaluar makinën në një rrugë të pabanuar, në afërsi të lagjes së Çollakëve dhe i mori me dhunë 20 vjeçarit lekët dhe celularët. Më pas, shoferi e ka zbritur nga taksia klientin e tij.
E gjithë ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit të së shtunës, motivet e së cilës nuk dihen përse i riu ka dashur të vjedhë në orën e punës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
NJOFTIM
Finalizohet nga Komisariati Nr.1, operacioni policor i koduar “Night”.
I mori me dhunë një shumë parash dhe dy aparate celularë klientit në taksinë me të cilën po udhëtonte, kapet dhe vihet në pranga drejtuesi i taksisë.
Komisariati i Policisë Nr. 1, pas marrjes së kallëzimit nga një 20 vjeçar i cili kallëzoi se taksisti me të cilin udhëtonte në taksi i kishte marrë me dhunë një shumë parash dhe dy aparate celular, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit Nr.1, shtetasi A.P, 26 vjeç,
Ky shtetas, orët e para të ditës të mëngjesit të ditës së djeshme, ka marrë në taksinë që drejtonte shtetasin Xh.H, 20 vjeç, dhe gjatë udhëtimit, ka ndaluar mjetin në një rrugë të pabanuar në afërsi të lagjes së Çollakëve, dhe i ka marrë me dhunë shtetasit Xh.H një shumë parash dhe 2 aparate celularë dhe më pas e ka zbritur nga taksia dhe është larguar.
Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit A. P., 26 vjeç, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.