Mon, Dec 23, 2024

Një 68-vjeçar u gjet i pajetë në banesë, reagon policia: Viktima do i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore. Ja çfarë dyshohet

  • PublishedDecember 22, 2024

Policia e Vlorës ka reaguar për ngjarjen e rëndë në lagjen “10 korriku”, ku u gjeti i vdekur 68-vjeçari Bashkim Durmishi.

Sipas informacioneve të policisë, dyshohet se 68-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

Trupi i 68-vjeçarit mësohet se do të transportohet në morg për ekspertizë mjekoligjore, për të përcaktuar saktësisht shkaqet e dëmtimit të konstatuar në fytyrë dhe të vdekjes.

Ndërkohë, sipas raportimeve të mëparshme, dyshohet se viktima është dhunuar me sende të forta dhe është grabitur.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 19:02, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij shtetasi B.D., 68 vjeç.

Paraprakisht, dyshohet se 68-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

Trupi i 68-vjeçarit do të transportohet në morg për ekspertizë mjekoligjore, për të përcaktuar saktësisht shkaqet e dëmtimit të konstatuar në fytyrë dhe të vdekjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.