Sun, Dec 22, 2024

Parashqevi Simaku dërgon mesazh për Festivalin e Këngës: Do të doja të isha aty

  • PublishedDecember 22, 2024

Diva e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, ka dërguar një mesazh emocionues për Festivalin e 63-të të Këngës në RTSH. Ajo u shfaq në një video, së bashku me Elton Ilirjanin, ku i dërgoi përshëndetje të ngrohta dhe mbështetje festivalit prestigjioz.

Eltoni u shpreh: “Përshëndetje nga New York City, me divën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku.” Më pas, ai e kaloi fjalën te Parashqevi, e cila tha:

Përshëndetje për Festivalin e 63-të të këngës në Radio Televizion. Do doja të isha aty. Herën e fundit që isha, këndova një këngë të bukur të titulluar ‘Degjoma Këngën’.

E emocionuar, Parashqevi vazhdoi me këngën e saj të famshme, duke shtuar një moment spontan dhe të paharrueshëm, teksa Eltoni përmendi se ajo filloi të këndonte papritur.

Për të përfunduar mesazhin, Parashqevi dërgoi puthje për të gjithë konkurrentët e festivalit, duke shprehur mbështetje dhe dashuri për ta.