Sun, Dec 22, 2024

PD akuzon Blendi Goxhjan për vjedhje dhe abuzim me tenderat! Reagimi i ministrit: Opozitë me menu fikse, një javë lakra, java tjetër tarator

  • PublishedDecember 22, 2024

Partia Demokratike, përmes zëdhënëses anti-korrupsion, Genta Vangjeli, akuzoi ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, për vjedhje dhe abuzim me tenderat.

Konkretisht e akuzon për tenderin e zhvilluar nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara për blerjen e ushqimeve për Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në sistemin e burgjeve.

Në përgjigje, Gonxhja është shprehur se opozita me afrimin e datës së zgjedhjeve “shpeshton baltën”, ndërsa sqaroi se “Operatori i Blerjeve të Përqendruara në më pak se 8 muaj nga themelimi si sh.a. ka bërë revolucion në shërbimin e prokurimit publik, duke u kthyer në shembull kthese në sektorin më problematik e vulnerabël, duke rritur transparencën, kursimin e fondeve publike, konkurrencën, risitë, dinjitetin e administratës shqiptare dhe leverdisshmërinë për AK – klientët”.

1234567891011121314151617181920

Reagimi i Gonxhes:

Opozitë me menu fikse – një javë lakra, java tjetër tarator… këtë javë ca portale ngritën topin, që e zhyti PD në fundjavën fletërrufe! Fushata afron e vaktet e baltës shpeshtohen, por edhe pse një opozitë jo objektive dëmton vetëm vetveten, duke mbetur gropë nga mentaliteti i anatemimit me të dëgjueme e copy-paste, apo duke humbur besueshmëri sepse as pyet, as informohet zyrtarisht, as analizon e as përpiqet të ndajë shapin nga sheqeri, me korin “nxi se dicka ngjit”, pa bërë kurrë dallimin mes fakteve dhe llafeve, mes ligjit dhe dellit, po publikoj grafikat e krenarisë së OBP!

Operatori i Blerjeve të Përqendruara në më pak se 8 muaj nga themelimi si sh.a. ka bërë revolucion në shërbimin e prokurimit publik, me përgëzime nga homologët evropianë, UNOPS, duke u kthyer në shembull kthese në sektorin më problematik e vulnerabël, duke rritur transparencën, kursimin e fondeve publike, konkurrencën, risitë, dinjitetin e administratës shqiptare dhe leverdisshmërinë për AK – klientët, duke fuqizuar tregun e lirë shqiptar, duke shpejtuar procedurat, duke eliminuar vonesat, hilet dhe subjektivitetin, duke garantuar cilësinë dhe standardet e mallrave dhe shërbimeve të kontraktuara, çka vërtetohet nga pasqyrat statistikore!

-OBP për herë të parë publikon në kohë reale dhe njofton operatorët ekonomik që regjistrohen në sistem, për çdo garë e tender të shpallur, përmes një platforme online – FALAS!

-OBP lancon në kohë rekord online Katalogun Digjital ALBZONE për autoritetet kontraktore, ku porosia kryhet në kohë reale, mes termave e çmimeve të unifikuara e certifikuara!

-OBP si ent me vetëfinancim, çdo fitim pas taksave do ta investojë në art e kulturë, një tjetër e mirë publike kjo!

Cdo ofertues që shpallet fitues nga OBP, e mban vetë përgjegjësinë për çdo detyrim ligjor, deklarimi konflikti interesi apo zbatim të akteve në fuqi! Sikurse OBP auditohet, monitorohet dhe është subjekt i kontrollit për çdo veprim, qendrim e praktikë zyrtare! Edhe pse termat & specifikimet teknike hartohen nga autoritetet kontraktore, OBP po punon për mbështetjen me ekspertizë, automatizimin dhe informatizimin e plotë të procesit, duke ndihmuar për mirëpërcaktimin e fondit limit dhe përfshirjen e sa më shumë ofertuesve!

Akuzat e opozitës

Genta Vangjeli: Nuk është hera e parë që PD denoncon Blendi Gonxhen për shkeljet ligjore gjatë ushtrimit të detyrës.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, sapo mori detyrën, nisi me planifikimin për strategjitë e vjedhjeve të radhës.

FOTO-1-2 (1)

Në Shkurt 2024 kur u krijua shoqëria aksionere në varësi të tij, Operatori i Blerjeve të Përqëndruara, Gonxhe nxitoi të emëronte në detyrën e administratores Arlinda Pogan, drejtoreshën e famshme të prokurimeve të përmendur së bashku me vetë Blendi Gonxhen pa hesap në raportet e KLSH-së për performancën gropë të prokurimeve në Drejtorinë e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Tiranë’.

Por sigurisht zyrtarët e Ramës, nuk penalizohen por promovohen për shkeljen e ligjit…

FOTO-3-1

Në Nëntor 2024, Operatori i Blerjeve të Përqendruara i Blendi Goxhes zhvilloi procedurën e kufizuar, mbi kufirin e lartë monetar, për blerje ushqimesh për Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në sistemin e Burgjeve, me fond limit total 26.1 milion euro, të ndarë në 6 lote, dhe afat të kontratës 48 muaj nga data e nënshkrimit të marrëveshjes kuadër.

Shkeljet:

FOTO-4-1

Autoriteti kontraktor i Blendi Gonxhes, në kundërshtim me parimet e prokurimit publik, ka përdorur marrëveshjen kuadër si mjet prokurimi, në kundërshtim me qëllimin e saj sipas nenit 52 të ligjit 162/2020 ‘Për Prokurimin Publik’ i ndryshuar.

Por ligji në dorën e maliqit Gonxhe dhe Pogas u përdor si mjet për të rritur fondin limit në miliona euro dhe siguruar lidhjen e kontratave me afat 4 vjeçar në kundërshtim me nenin 2, nenin 3, të LPP, por edhe VKM nr.285/2021 ‘Për miratimin e rregullave të prokurimit Publik’ indryshuar, neni 106 pika 3 ku shkruhet:

FOTO-5-1

FOTO-7-1

FOTO-8-1024x524

FOTO-9-1024x505

FOTO-10-1024x524

FOTO-11-1024x518

Vlerësimi i ofertave sigurisht u krye në zbatim të rregullave të Blendi Gonxhes dhe jo legjislacionit për prokurimit publik, pasi fituesit e paracaktuar u shpallën të tillë me ofertat e paraqitura pothuajse sa fondi limit, kështu do paguhen:

4.9 milion euro për të blerë bukë;

1.6 milion euro për të blerë vezë;

7.8 milion euro për të blerë bulmet;

4.8 milion euro për të blerë ushqime bazë;

4.6 milion euro për të blerë fruta-perime;

5 milion euro për të blerë mish.

Po kujt i shkuan rreth 29 milion euro….

FOTO-13

shumica e tyre te: -operatori i shpallur fitues për 4 lote nga 6 gjithsej, kompania Dajti-Park 2007 shpk e familjes së deputetit socialist Qefalia.

FOTO-14

FOTO-15

-por edhe te kompanitë e familjes së Shemsi Sinanit të dënuar me vendim të gjykatës së formës së  prerë me 4 vite burg për korrupsion me tenderat pikërisht lidhur me drejtorinë e burgjeve. 4S shpk është njëra kompani e Sinanit, në letra në pronësi të të birit Xhino Sinani që nuk ka javë të mos fitojë kontrata prokurimesh publike, ndërsa Sinani Trading shpk është kompania tjetër pikërisht subjekti të cilin Shemsi Sinani përdori gjatë kryerjes së veprës penale për të cilën u dënua me burg nga gjykata e që në atë kohë mbante emrin M.B Kurti shpk, kompani të cilën e kishte vetë në pronësi direkte e pasi u kap në korrupsion ja dhuroi fiktivisht djalit tjetër të tij Ledion Sinanit.

FOTO-16-1024x544