Protesta e opozitës, Tedi Blushi: Nesër Tirana në duart e qytetarëve! Asgjë nuk e ndal misionin tonë kombëtar për të shpëtuar vendin
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës që t’i bashkohen protestës së nesërme, e cila është thirrur nga opozita.
Përmes një postimi në rrjete sociale, krahas pamjeve nga mosbindja e fundit civile e demokratëve, Blushi shkruan se “Fortifikimi me beton special i bunkerit në Surrel është frika në palcë e Edi Ramës, nga korrupsioni dhe krimet e përbindshme, nga fundi i shpejtë dhe i pashmangshëm.”
Protesta do të mbahet pasditen e së hënës, e cila do të nisë rreth orës 17:00, e raportohet se do të mbahet për 3 orë.
Rrugët që do të bllokohen janë:
Rruga pranë Bashkisë së Tiranës, rreth-rrotullimi tek “Zogu i Zi”, tek sheshi “Ëilson”, tek “Pallati me Shigjeta”, si dhe kryqëzimi tek “Rruga e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë”.
Sakaq, Policia e Shtetit ka bërë thirrje për protestuesit që të mos bllokojnë rrugët për shkak se është vepër penale e dënueshme.
Për mbarëvajtjen e rendit dhe të sigurisë gjatë protestës, Policia do të përdorë forcat e rendit, të Shqiponjave dhe FNSH. Po ashtu do të vendosen edhe autobotë me ujë për të shpërndarë protestuesit në rast se do të jetë e nevojshme.
Postimi i plotë:
Nesër, ora 17:00, Tirana në duart e qytetarëve!
Fortifikimi me beton special i bunkerit në Surrel është frika në palcë e Edi Ramës, nga korrupsioni dhe krimet e përbindshme, nga fundi i shpejtë dhe i pashmangshëm.
Asgjë nuk e ndal misionin tonë kombëtar për të shpëtuar vendin!
Të gjithë në këmbë, në mosbindje civile!
Fitorja është më pranë se kurrë!