Agravohet situata, përplasen policët dhe protestuesit! Deputetja e PL: Pse shtyn…
Agravohet situata në sheshin “Willson” tek protesta e opozitës mes tubuesve dhe uniformave blu, të cilët këta të fundit tentuan shpërndarjen e qytetarëve.
Teksa deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, do të jepte një prononcim për mediat, nisën dhe përplasjet.
Pas nisjes së tensioneve, Xhixho dëgjohet tek i thoshte uniformave blu “Pse shtyn? Pse tokën Edi Rama e ka?”
I pranishëm ishte edhe Eno Bozdo, i cili tentoi të thyente kordonin e policisë.
Uniformat blu tentuan të shpërndanin protestuesit, ndërsa këta të fundit bën rezistencë.