Loredana për ndarjen nga Mozzik: Kaluese është, e kam kaluar pa alkool e drogë
Loredana Zefi, rap-artistja e njohur shqiptare, ka folur për ndarjen e saj me Mozzikun në një intervistë të fundit me Burim Pacollin.
Ajo ka theksuar se periudha e ndarjes ishte e vështirë, por e ka kaluar pa përdorur alkool apo drogë, duke u fokusuar te forcimi i vetes. Këngëtarja, e cila ka origjinë nga Ferizaj, shpjegoi se ndarja ishte një moment kalues dhe që ka mësuar shumë prej saj, duke e pranuar si një pjesë të jetës.
“
Është tema kur jemi ndarë si e kam përballuar unë atë kohë. Ka qenë për mua shumë vështirë. Normal, më pyetnin njerëzit ku e ke burrin, nuk e disha as si të përgjigjem se nuk e ka ditur askush se çfarë po ndodh edhe e kishe atë mendimin se ndoshta ka shans sërish dhe marre me iu tregu njerëzve që je ndarë”, u shpreh ajo.
Tutje theksoi: “Normalisht që kur e do dikë dhe ndahesh ndihesh keq, po tash ti, s’di si të them kam hyrë më thellë se që duhet do të thotë jam ndjerë keq po i thosha vetes akoma më keq duhet me u ndi me qëllim, se e disha që normale nuk është me u nda me dikë që ke qenë pesë vjet bashkë plus edhe kishim një fëmijë ndërmjet vete. Bashkë që e kemi.”