Mon, Dec 23, 2024

Motta “merr frymë lirisht”, asgjë e rëndë për Koopmeiners, mesfushori holandez rikthehet në ndeshjen e radhës

  • PublishedDecember 23, 2024

Thiago Motta mund të marrë frymë lirisht. Jo vetëm sepse i’u rikthye fitoreve në Serie A, pas 4 barazimeve radhazi, por sepse mesfushori holandez Koopmeiners nuk ka pësuar një dëmtim të rëndë, sikundër u mendua nga stafi e tifozët bardhezi, ditën e djeshme, teksa mesfushori u zëvendësua në pushimin mes pjesëbe në takimin ndaj Monzës.

Pas kryerjes së vizitave mjekësore në J-Medical në Torino, rezulton thjesht një tërheqje e gradës së lehtë për Teun Koopmeiners. Në këtë mënyrë tek “Zonja e Vjetër” janë besimplotë se mesfushori do të jetë në dispozicion të trajnerit Motta, që në sfidën e javës së ardhshme, atë që Juventus do ta luajë të dielën e ardhshme ndaj Fiorentinës.


AlbaniaWeb.net