Mon, Dec 23, 2024

PD nuk do ndalojë protestën as nga reshjet intensive në kryeqytet, Klevis Balliu: Askush nuk ndal dot uraganin e mosbindjes civile

  • PublishedDecember 23, 2024

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka njoftuar para pak minutash se protesta e opozitës, e thirrur prej demokratëve për pasditen e sotme, nuk do të ndalohet apo të shtyhet, edhe pse Tirana është mbuluar nga retë e zeza të shiut.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Balliu shkruan me ironi “Edvin vepër penale është të ndalosh protestat, askush nuk e ndal dot uraganin e mosbindjes civile”.

Në fund, demokrati shkruan “Sot protesta e protestave do te faktoj perfundimisht gjunjëzimin e narkopushtetit”.

Postimi i plotë:

Edvin vepër penale është të ndalosh protestat, askush nuk e ndal dot uraganin e mosbindjes civile

Presionet e narkopicise qe e degjojme në Sky Ecc vërteton frikën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt

Sot protesta e protestave do te faktoj perfundimisht gjunjëzimin e narkopushtetit