Xheneta e zhgënjyer nga darka me Gjestin: Prisja një përqafim
Gjatë javës, Gjesti dhe Xheneta Fetahu patën një darkë sqaruese, ku diskutuan për shumë çështje. Megjithatë, Xheneta tha se ishte e zhgënjyer nga ky takim, pasi nuk kuptoi asgjë nga ajo që u tha. Ajo theksoi se priste një përqafim nga Gjesti, por nuk beson që ai ka ndjenja të vërteta për të.
Unë u ndjeva shumë e zhgënjyer se ky gjithë kohën ka thënë se e ka marrë malli për mua, ka ndjenja për mua. Mënyra si hynri në derë, thashë do tregohet romantik. E pashë gjatë darkës nuk qe interesi i ndjenjave të këtij. Nuk e di cila është mënyra e duhur për ta kuptuar.
Kurse këngëtari i tha:
Nuk kanë qenë momentet që të përqafohemi. Për mua kjo darkë ka vlejtur shumë që t’i sqarojmë të gjitha gjërat. Ka qenë që të sqarohemi. Të kërkoj falje për përqafimin, po nuk ka qenë momenti. Po dua të lë çdo gjë që të rrjedhë.