Everton sfidon Cityn, Broja favorit për një fanellë titullari
Everton kërkon të marrë një rezultat pozitiv ndaj Manchester Cityt të enjten në Premier League, duke përfituar kështu nga kriza që po kalojnë kampionët e Anglisë.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, në këtë takim mund jetë radha e Armando Brojës për të treguar veten, ndaj një rivali si City. Gjasat janë të mira që Broja ta nisë nga fillimi për Evertonin, pasi trajneri Dyche kërkon freski në repartin e avancuar.
23-vjeçari Broja hodhi pas shpine dëmtimin dhe u rikthye në fushë, teksa deri më tani numëron 2 ndeshje me ekipin e parë.
(J.S/)