Parashqevi Simaku rikthehet në muzikë me këngën “E duam lumturinë”
Këngëtarja legjendë Parashqevi Simaku i rikthehet muzikës pas disa dekadash, duke performuar këngën “E duam lumturinë” në ekranin e Top Channel për vitin 2024.
Kënga, që përmban mesazhe pozitive për lumturinë dhe fëmijët, fillon me zërin e saj dhe vazhdon me pjesëmarrjen e personazheve të dashur të ekranit.
Fëmijët dhe kori i tyre i dha ngjyra të veçanta këngës, duke e pasuruar atë me emocion. Pjesëmarrjen e Parashqevi Simakut e paralajmëroi biznesmeni Elton Ilirjani, i cili e gjeti këngëtaren në SHBA dhe e ftoi të bëhej pjesë e këtij projekti të veçantë.