Aksident në rrugën Korçë-Pogradec, përfundojnë në spital 2 persona! Ja detajet
Dy pasagjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidentit që ka ndodhur në rrugën Korçë-Pogradec.
Sipas policisë, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy pasagjerët që ndodheshin në njërën prej makinave.
Të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Pogradec/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Petrushë, automjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin E. S., është përplasur me automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasi Ll. B.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 2 pasagjerë në mjetin tip “Volksëagen”, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.