Aksidenti tragjik ajror në Kazakistan me dhjetëra të vdekur, reagon Rama: Ngushëllime vendeve tona vëllazërore! Paqja mbizotëroftë në gjithë rajonin e tyre
Aksidenti tragjik ajror në Kazakistan me dhjetëra të vdekur ka sjellë dhe reagimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shpreh ngushëllimet për Azerbajxhanin dhe Kazakistan.
Ai shton “urimet e mia të përzemërta që paqja të mbizotërojë në të gjithë rajonin e tyre”
“Në emër të Shqipërisë, bashkohem me miqtë tanë të pikëlluar për të shprehur ngushëllimet e mia për vendet tona vëllazërore, Azerbajxhanin dhe Kazakistanin, dhe urimet e mia të përzemërta që paqja të mbizotërojë në të gjithë rajonin e tyre”, shkruan Rama.