Thu, Dec 26, 2024

“Jemi në stadin e fundit të betejës”- Berisha: Premtimet tona do t’i realizojmë në tre muajt e parë! Pasuritë kombëtare do i kthejmë tek qytetarët…

  • PublishedDecember 25, 2024

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se ‘jemi në stadin e fundit të betejës tonë’. Gjatë një fjalimi në pritjen me anëtaret e Lidhjes Demokratike të Gruas, Berisha u shpreh se qeveria e drejtuar nga PD do t’i kthejë buxhetin, të ardhurat dhe pasuritë kombëtare tek qytetarët.

“Nuk flas unë as për lugë të artë as për kohë të artë, por ne flasim, se ne buxhetin, të ardhurat dhe pasuritë kombëtare do ti kthejmë tek qytetarët. Ne kemi hartuar një paketë që do plotësohet. Askush të mos mendoje se premtimi ynë 200 euro si minimum jetik, rroga minimale 500 euro, rroga mesatare 1200 euro, se karta e konsumatorit për ti kthyer pensionistëve tvsh kur marrin mallra ushqimore, etj, askush të mos mendojë se këto janë vështirë për tu realizuar. Jo. Këto premtime kanë edhe rezervën prapa. Kanë rezervën sepse do të realizojmë në tre muajt e parë”, tha Berisha.

Berisha tha më tej se “tani jemi në stadin e fundit të betejës tonë. Dhe beteja juaj, përkushtimi juaj, angazhimi juaj në këtë stad është vendimtar për fitoren e demokracisë dhe rrëzimin e narkodiktaturës me votën e shqiptarëve”.