Klark Morinaj, mik special i shoqatës “VATRA” në pritjen e këngëtares Parashqevi Simaku
Klark Morinaj, djali i biznesmenit, filantropit e humanistit Kadri Morinaj ishte miku special i Vatrës në pritjen për këngëtaren e shquar shqiptare Parashqevi Simakun.
Klark Morinaj më 21 Janar mbush 17 vjeç dhe është një student i shkëlqyer për kinematografi në Neë York. Talenti i tij premtues e frymëzues do të shkruajë emër të artë në të ardhmen e historiografisë kombëtare.
Emri i tij mban historinë e lavdishme të gjeneralit të NATO-s Ëesley Clark që çliroi Kosovës prej regjimit gjenocidal serb.
Humanisti Kadri Morinaj ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Federatën Vatra duke e mbështetur në çdo fushatë dhe iniciativë patriotike, atdhetare e komunitare. Klark Morinaj me krenari e nder vazhdon rrugën e të atit të tij duke ecur dinjitetshëm e ndjekur sukseset, humanizmin dhe traditën e shkëlqyer familjare Morinaj.
Klark Morinaj përfaqëson gjeneratën e artë të talenteve shqiptare me një të ardhme të ndritur. Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra dhe gazeta Dielli shprehin mirënjohje, respekt dhe falënderim të përzemërt për familjen patriotike Morinaj, nderi dhe dinjiteti kombëtar i familjes së shkëlqyer atdhetare shqiptare brenda dhe jashtë Atdheut.