Thu, Dec 26, 2024

Kontratë deri në vitin 2027, klubi i La Liga zyrtarizon trajnerin e ri

  • PublishedDecember 25, 2024

Valencia ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Klubi i La Liga ka firmosur me  Carlos Corberan, i cili do të zëvendësojë të shkarkuarin Rubén Baraja.

Corberan, i cili nënshkruajti një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027, do të debutojë në pankinë më 3 janar kundër Real Madridit.

“Carlos Corberan u zgjodh si trajner i Valencias, duke nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027” – shkruan Valencia.

Valencia aktualisht renditet në vendin e 19-të dhe synon mbijetesën, për të shmangur kështu katastrofën e rënies nga Kategoria.

Ikona
Ikona

 

(J.S/)


AlbaniaWeb.net