Me cilën parti? Dorina Mema e zbulon: Do i futem politikës
Dorina Mema ka zbuluar se ka vendosur të hyjë në politikë dhe të përfaqësojë zërin e shqiptarëve në vitin 2025. E ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ajo theksoi se synon të jetë një grua konservatore dhe të sjellë një ndryshim në skenën politike shqiptare.
“Shqiptarët po më kërkojnë të jem një zë konservator dhe besoj se është koha për ta realizuar këtë. Është një detyrë që e ndiej si të tillë. Mendoj se kemi pasur një periudhë të gjatë për t’u maturuar dhe, për shkak të dashurisë për Shqipërinë, po angazhohem që të kontribuoj si një grua konservatore,” – u shpreh Mema.
Ajo shtoi se synon të përfaqësojë konservatorizmin me një qasje moderne, duke i dhënë një hapësirë të rëndësishme zhvillimit teknologjik dhe shkencor.
“Është e domosdoshme që të forcojmë konservatorizmin, por në një mënyrë që të përputhet me kohën tonë. Modernizimi që dua të ofroj është ai që e shërben qenien njerëzore, duke u fokusuar në shkencën dhe bioteknologjinë që ofrojnë përparime të rëndësishme për shëndetin dhe jetën e njeriut,” – përfundoi ajo.