Ronaldo viziton “Babagjyshin”, CR7 uron Krishtlindjen duke sfiduar temperaturat e ulta
Nga klima e nxehtë e Arabisë Saudite, tek acari finlandez në Lapponia. Cristiano Ronaldo zgjedh të urojë Krishtlindjet, i zhveshur në temperaturat nën zero, në shtëpinë e Babagjyshit.
Së bashku me të birin Cristianhinho, Cristiano po kalon ditët e tij të pushimit në Lapponia, në vendin e quajtur edhe si shtëpia e babagjyshit. Ai shihet teksa uron fansat e tij në ballokonin e vilës ku po qëndron i zhveshur, duke zgjedhur të sfidojë temperaturat e ulita.
Cristiano Ronaldo po kalon disa ditë pushimi me familjen e tij, për shkak të pauzës së kampionatit arab, i cili do të rinisë në 9 Janar.