Alen Sherri bind si titullar te Cagliari, portieri tjetër do të largohet nga Sardegna
Alen Sherri është shndërruar në titullar fiks te Cagliari. Portieri shqiptar është aktivizuar në 6 ndeshje, duke dhuruar paraqitje pozitive.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, tekniku Nicola ka vendosur që t’i besojë portën Sherrit, çka ka bërë që portieri tjetër, Simone Scuffet të largohet në merkaton e janarit. Ende nuk dihet se ku do firmosë Scuffet, por gjasat janë të mëdha që të kalojë te një klub tjetër italian.
Kujtojmë se Alen Sherri, “gardiani” shqipptaru transferua nga Egnatia dhe ka nënshkruar një kontratë me klubin rossoblù deri më 30 qershor 2027.
(J.S/)