Beshiktash bëhet gati për revolucion, Eresnt Muçi del në shitje
Në mënyrë të papritur, Beshiktash e sheh veten në krizë të thellë. Nga një sezon ku aspironin të rivalizonin për titullin, klubi i Ernest Muçit bëhet gati për një revolucion total. Cilido që do të zgjidhet president më 29 dhjetor, e sigurt është se në janar nga Muçi i pari, për të vijuar me Rashicën e të gjithë lojtarët e tjerë të huaj do të dalin në merkato. I vetmi që i shpëton këtij revolucioni është portugezi Rafa Silva. Klubi i Beshiktash do të ndryshojë totalisht filozofi pasi tani do t’i besojnë vetëm talenteve dhe futbollistëve turq.
Një vit më parë, thuajse në këtë periudhë, në janar, Beshiktash investoi 10 milionë euro për të blerë kartonin e Muçit nga Legia e Varshavës, një shifër shumë e lartë të cilën Muçi nuk arriti ta justifikojë dhe u bë shkas për të shpërthyer një valë akuzash. Pas një viti, Muçi e sheh sërish veten në merkato, por sigurisht klubi turk nuk ka ndërmend ta lëshojë aq lehtë, pasi disa ditë më parë refuzuan një ofertë prej 4 milionë euro e ardhur nga Championship.
Drejtuesit e Beshiktash shpresojnë që për Muçin të vijë një ofertë më e lartë pasi sulmuesi shqiptar ka disa admirues në Angli, fill pas paraqitjes së tij fantastike kundër Aston Villa-s ku i shënoi 3 gola në përballjen dyshe në Evropë. Mbetet për t’u parë se çfarë ofertash do të vijnë në drejtim të Muçit pasi të hapet zyrtarisht edhe merkato e dimrit.
()