EMRI/ Gjendet pa shenja jete në shkallët e Pallatit të Sportit një 62-vjeçar, ja dyshimet e policisë
Një 62-vjeçar, i identifikuar si Adem Lika, është gjetur pa shenja jete në shkallët e Pallatit të Sportit në Gjirokastër.
Policia bën me dije se nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.
Megjithatë, hetimet për zbardhjen e ngjarjes kanë nisur.
Njoftimi i policisë:
Më datë 26.12.2024, rreth orës 07:30, në shkallët e pallatit të sportit, në lagjen “18 Shtatori”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi A. L., 62 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.