Fri, Dec 27, 2024

“Globe Soccer Awards” ndan çmimet, ja “yjet” që kandidojnë për më të mirët e 2024-ës

  • PublishedDecember 26, 2024

Të premten në Dubai do të zhvillohet edicioni i 15 i spektaklit gala “Globe Soccer Awards”, një eventiment në fund të çdo viti, që u jep vlerësimin për lojtarët, trajnerët dhe skuadrat më të mira të vitit.

Më shumë se 1000 pjesëmarrës kanë konfirmuar prezencën e tyre mes të cilëve, Cristiano Ronaldo, Jude Bellingham, Thibaut Courtois, Lamine Yamal dhe Alessandro Del Piero. Kuroizitetin më të madh padyshim e mban, çmimi për lojtarin më të mirë të këtij viti, aty ku do të jetë një luftë e fort mes Cristiano Ronaldo, Messi, Rodri, Haaland, Mbappé, Vinicius e Bellingham. Ndërkohë nuk mbetet prapa as futbolli italian në këtë spektakël, me Lookman e Lautaro që do të jenë mes finalistëve për këtë çmim si dhe Atalantën e Interin që janë në garë për çmimin e skuadrës së vitit. Gjithashtu edhe dy strategët e dy skuadrave zikaltër Gasperini e Inzaghi së bashku me Carlo Ancelottin do të jenë kandidatë për çmimin trajneri i vitit.

Nicolo Barella dhe Hakan Çalhanoglu do të jenë pjesë e kandidatëve për mesfushorin e vitit, ndërsa çmime vlerësimi për kontributin e dhënë përgjatë 2024, do të jepen edhe për drejtorin teknik më të mirë.

Ceremonia do të zhvillohet të premten në selinë e Emirateve të Bashkuara Arabe.


AlbaniaWeb.net