Fri, Dec 27, 2024

“I pafe”/ Laert Vasili përplaset me G-Banin: Pse e mblodhe grushtin? Psikopat

  • PublishedDecember 26, 2024

Një përplasje e ashpër me tone të larta është zhvilluar mes G Banit dhe Laert Vasilit në “Big Brother VIP Albania”.

Ata janë përballur, gati për përplasje fizike, por kanë ndërhyrë banorët e tjerë, duke mos lejuar që ky debat të përshkallëzohej me tej.

Pjesë nga debati:

G Bani: Ça do bësh? Ça do bësh?

Laert Vasili: Mua s’do më flasësh më.

G Bani: Vetëm më prek. Më prek.

Laert Vasili: Se ke vendin këtu ti. Grua e ligë

Laert Vasili: Dy fjalë për tim atë dhe fillove të luteshe. I pafe. Pa din dhe iman. Në ferr do digjet shpirti jot, i pafe. Do bësh kallëzim ti? Se të kanë lënë ty ushtrosh të drejtën fetare. Ai është defiçent.

G Bani: Ça do bësh?

Laert Vasili: Ça do bësh ti more. Shko kthehu atje ku ishe. Qelbësirë.

G Bani: Mu largo

Laert Vasili: Do largohem, se unë largohem nga djalli.

G bani: Njeri i errësirës

Laert Vasili: Pse e mblodhe grushtin.

G Bani: Mos mu afro. Psikopat.