Thu, Dec 26, 2024

Kreu i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, paraqitet në SPAK

  • PublishedDecember 26, 2024

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur në SPAK mëngjesin e sotëm.

Kryetari i Bashkisë Tiranë mbërriti në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 09:00 dhe u fut brenda ambienteve të SPAK.

Kujtojmë që disa ditë më parë, Prokuroria e Posaçme dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, sekuestruan telefonin e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

Erion Velija, përmes një reagimi në rrjete sociale, u shpreh se mirëpriste çdo hetim ndaj tij, apo familjarëve.

“Hetimi pasuror që po kryhet ndaj meje dhe familjarëve të mi, jo vetëm janë të mirëpritura, por edhe i mbështes në çdo hap”, theksoi kryebashkiaku i Tiranës.