Pas largimit të Gilit dhe Redonit ky banor zgjidhet lider i shtëpisë
Gili dhe Redon u zgjodhën lider të kësaj jave për shtëpinë e “BBVA4”. Mirëpo, pas largimit të tyre të papritur nga shtëpia pasditen e sotme, u zgjodh një tjetër banor në krye të këtij pozicioni.
Ajo është Egli Tako. Ndërkohë mbetet për t’u parë se si do të jenë dinamikat brenda shtëpisë për ditët në vijim.
Sakaq rikujtojmë që nënë e bir u larguan pasditen e sotme nga gara. Ishte Redoni ai i cili la shtëpinë e më pas Gili ua komunikoi banorëve vendimin. Artistja u bëri të ditur se djali i saj nuk po e përballonte trysninë e lojës, ndaj zgjodhi të largohej.