Reagimi i Eglit pas largimit të Redonit nga shtëpia!
Pasditen e sotme, Gili dhe Redoni morën vendimin e papritur për të lënë garën e “BBVA4” përgjysmë. Një vendim që çuditi një pjesë të mirë të mirë të banorëve por dhe mërziti disa prej tyre.
Ishte Egli ajo që u përlot pas largimit të Redonit pasi me këtë të fundit kishte një lidhje tepër të ngushtë. Pasi mori veten, ky ishte reagimi i saj lidhur me ngjarjen:
“Më ka motivuar shumë! Më ka thënë: “Ke folur me gojën time. Fjalët që ti ke thënë, ishin goja ime, që nuk i thash dot me gojën time”. Më hapi një temë, nga zemra, disa gjëra që i kishte vuajtur dhe më tha “ti je unë versioni femër”. Unë nuk e kam besuar sot kur ka ndodhur. Në momentin e parë thashë është lojë! Sepse mua do ma kishte thënë patjetër. Ndoshta ma tha dhe unë nuk e kuptova që ma tha…”