Fri, Dec 27, 2024

Sulmi i Rusisë për Krishtlindje, Joe Biden i garanton mbështetje Ukrainës: Do të vazhdojmë me dërgesat e armëve

  • PublishedDecember 26, 2024

Pasi dënoi sulmin e Rusisë kundrejt Ukrainës në ditën e Krishtlindjes, presidenti amerikan Joe Biden i ka kërkuar ekipit të tij të mbrojtjes që të vazhdojë dërgesat me armë në Ukrainë.

Rusia lëshoi dhjetëra raketa dhe dronë kundrejt sistemit energjetik të Ukrainës ditën e djeshme. Sulmet u cilësuan nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky si “çnjerëzore”.

Ndërkohë që presidenti amerikan tha se qëllimi i sulmi rus ishte që Rusia të ndërpriste aksesin e popullit ukrainas në ngrohje dhe energji elektrike gjatë dimrit

“Qëllimi i këtij sulmi të egër ishte të ndërpresë aksesin e popullit ukrainas në ngrohje dhe energji elektrike gjatë dimrit dhe të rrezikojë sigurinë e rrjetit të tij”, tha Biden.

Uashingtoni ka dhënë 175 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën gjatë luftës, por e ardhmja e financimit të SHBA është në pikëpyetje, pasi presidenti i zgjedhur Donald Trump ka vënë në dyshim nivelin përfshirjes se SHBA në Ukrainë, duke thënë që Evropa duhet të mbajë më shumë “barrën” për të dërguar armë në Ukrainë.