Ujka: I lumtur për trofeun me Egnatian, presim rezultate edhe vitin tjetër
Serxhio Ujka, lojtar i Egnatias dha mendimin e tij pas triumfit 2-0 ndaj Kukësit në finalen e Supërkupës.
“Shumë i lumtur për golin po më shumë për trofeun se ai vlen. E ke gjithmonë si medalje. Ujka ndihet shumë mirë tek Egnatia. kam gjetur njerëz pozitiv, që duan të ecin përpara. I njoh shumicën prej skuadrave të tjera. Egnatia është për trofe. Ky vit mbaroj, vitin tjetër ngeli të them që do jem Ujka i vërtetë.
Kam 4 muaj tek Egnatia, e ka rritur standardin. Mbetet trofe, edhe pse janë fituar shumë. Kam luajtur një superkupë dhe një kupë me Laçin që nuk e kam fituar”, u shpreh Ujka.