Fri, Dec 27, 2024

VIDEO/ Belind Këlliçi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

  • PublishedDecember 26, 2024

Ish-deputeti demokrat Belind Këlliçi është paraqitur sot (26 dhjetor) në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

 

Ende nuk dihen arsyet e paraqitjes së tij në SPAK, ndërsa kujtojmë se edhe në muajin nëntor është thirrur në ambientet e këtij institucioni të akuzës.

Kujtojmë se Këlliçi ka kryer disa denoncime në SPAK, lidhur me inceneratorin e Tiranën si dhe ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë për dosjen “5D”.

Po ashtu, Këlliçi ka depozituar dhe një kallëzim ndaj Drejtorit të Prokurimeve në UKT, gjatë kohës që drejtohej nga Redi Molla, shtetasi Elvin Tivari.

Sipas tij, vartësi i Redi Mollës, i cili kanë qenë pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, rezulton të jetë bërë pronar i një firme, e cila është aksionere në një hotel të ndërtuar në Dhërmi.

Ish-deputeti demokrat ka denoncuar në SPAK dhe Arbajn Maznikun, për të cilin deklaroi se me firmën e tij ka shembur në Tiranë 13 pallate në marrëveshje me kompaninë “5D Konstruksion”.