Ish-banorja e BBV tregon momentin e largimit të Gilit dhe Redonit nga shtëpia: E pash te parkingu duke qarë
Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Françeska Murati, ka komentuar largimin e Gilit dhe djalit të saj, Redonit, nga BBV 4 gjashtë ditë pas nisjes së garës.
Françeska ka treguar në TAR se ndodhej pranë ambienteve të shtëpisë së BBV në momentin që Gili dhe djali saj janë larguar dhe se ka parë Gilin duke qarë në parkingun e televizionit.
“Sa po futesha në parkim, ku është praktikisht shtëpia e Big Brother, pashë Gilin duke qarë. Edhe unë që fërkova sytë dhe thashë ‘Gili është kjo?’. U futa tek grimi dhe thashë ‘njerëz pashë Gilin, a jam çmendur?’. Pastaj kur doli lajmi, kuptova që Gili ishte larguar dhe unë nuk isha çmendur. Duke qarë. Shumë e emocionuar. Dhe unë isha ‘çfarë po ndodh?, tha Françeska.
Kujtjmë se Gili dhe Redoni, nënë e bir, u futën në BBV si një banor i vetëm. I pari që e la shtëpinë ishte Redoni, ndërsa Gili komunikoi këtë vendim me banorët e tjerë.
Ajo shpjegoi se djali i saj nuk po e përballonte dot trysninë e ambientit të lojës dhe kishte vendosur të largohej. Pasi Redoni u largua, Gili sigurisht që e ndoqi nga pas, edhe ajo vendosi gjithashtu të largohet.
“Redoni ka dalë se nuk po mundet të përballojë izolimin dhe të gjitha dinamikat e lojës kështuqë me gjithë zemërgjerësinë e produksionit unë dua t’i bashkohem Redonit, ta lë lojën. Faleminderit për të gjithë dashurinë që më keni dhënë, jam kënaq këto ditë,” u shpreh këngëtarja.
U duk se ky vendim i tyre i mërziti banorët pasi të gjithë tentuan ta ndalojnë por vendimi ishte marrë tashmë.