Ish-banorja e Big Brother 3 në pritje të ëmbël, Bertina zbulon gjininë
Bertina Mehmeti, një nga banoret më të spikatura të edicionit të tretë të Big Brother, u bë e njohur për karakterin dhe hijeshinë e saj të veçantë. Pas përfundimit të aventurës televizive, ajo ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes së medias, duke ndjekur një jetë më private.
Së fundmi, Bertina ka ndarë me ndjekësit në Instagram lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël. Ajo organizoi një ceremoni intime për të zbuluar gjininë e foshnjës dhe emocionoi ndjekësit me lajmin se do të bëhet nënë e një djali.
Shumë urime Bertina!!